6.1 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale shënon rritje për 4.63 për qind

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ për tremujorin e katërt (TM4 2020) ( 2015 =100).

ASK-ja ka bërë ndërrimin e vitit bazë të indeksit nga 2010=100 në 2015=100 sipas metodologjisë së Eurostatit.

“Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen. Prodhimet, të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë. Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale”, është thënë në njoftimin e ASK-së, duke u shtuar se në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula.

“Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë. Në tremujorin e katërt të vitit 2020, indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 4.63  për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 9.25  për qind.  Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 6.70 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit  2019”, është thënë në njoftimin e ASK-së.

Më Shumë

Ismet Munishi arrin fitoren e parë nën drejtimin e Lirisë

Epoka e Ismet Munishi në Liria ka nisur me fitore. Prizrenasit triumfuan me rezultat minimal 1-0 ndaj Tefik Çanga në ndeshje të Ligës së Parë....

Sot në Prizren nis spektakli i basketbollit

Nga sot deri më 15 shkurt, palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të bëhet epiqendër e basketbollit, me dy turne të rëndësishëm që priten...

Derbi në Prizren

Lajmet e Fundit