Për herë të parë në nivel vendi Komuna e Prizrenit do të ofrojë edhe dy shërbime të reja për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës

Për herë të parë në nivel komunal, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka filluar edhe me realizimin e dy shërbimeve të reja, “Holterin” dhe “Ergometrinë”, të cilët shfrytëzohen për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës, duke sjellur kështu edhe një reformë në shëndetësinë primare të Prizrenit.

“Ergometria” është aparaturë për zbulimin e të gjitha sforcimeve fizike të zemrës, ndërkaq “Holteri” është një aparaturë për zbulimin e çregullimeve të zemrës.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj dhe drejtorin e QKMF-së, Xhevat Elezkurtaj, sot kanë bërë prezentimin e këtyre dy shërbimeve të reja, me ç’rast kryetari Haskuka deklaroi se qytetarët e Prizrenit, deri më sot, këto shërbime i kanë marrë në laboratore private, duke shpenzuar të holla dhe kohë.

 

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e një veture në Prizren, automjeti i kthehet pronarit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vjedhjen e një veture në Prizren, pas hetimeve që kanë çuar në identifikimin e...

Lajmet e Fundit