24.6 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Vdes në moshën 79-vjeçare poeti i njohur shqiptar

Ka vdekur në orët e para të mëngjesit të sotëm në moshën 79-vjeçare, poeti vlonjat Lefter Çipa. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta pas një sëmundje të rëndë, e ka dhënë djali i tij, gazetari Aleksandër Çipa përmes një postimi në rrjetet sociale.

Çipa njihet si njeriu që investoi më shumë për polifoninë shqiptare, ai është autor i 18 librave të botuar me poezi si : “Bejkë e bardhë”, “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, ”Këngët e Ruzanës”, “Dheun tim përsipër mbaj”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Kënga që tret lotin”, “Këngët e Akroqeranit”,”Princi i Dashurisë”, etj.  Konsiderohej “princi i sotëm” i polifonisë shqiptarë.

I konsideruar si “princi” i polifonisë shqiptarë , ka qenë autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve të poezisë orale popullore në trevat jugore të vendit.

Ai është autor i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet e famshme polifonike, si ai i Pilurit (udhëheqës artistik i të cilit ka qenë për mbi 40 vjet, grupet polifonike të Himarës, Bënçës, Dhërmiut, Gjirokastrës, Vlorës, Lapardhasë, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj.

Lefter Çipa është edhe autori i papërsëritshëm i këngëve të vlerës së lartë artistike dhe muzikore si “Bejkë e bardhë”, “Vijnë djemtë nëpër vapë”, “Nga kjo baltë e kësaj toke”, “Naim Shqipëria”, “Shqipëri pse të qan syri”, “Zoga kaçake në male”, “Këngë kurbeti”, “Vito Pëllumbesha”, “Hënëz e qiellit të gjerë”, “Moj unaza gur jeshile”, “N sokak të ngushtë”, “O shokë vdekça nga kënga”, “Lundroj në lundrën e këngës”, “Kënga e manushaqes”, ” Zonjë e bukurisë”, etj.

Përmes një njoftimi të familjes, ceremonia mortore do të bëhet sot në vendlindjen e tij në Pilur në orën 15:00. /atsh / KultPlus.com

 

Më Shumë

Me armë në brez në qendër të Suharekës – Arrestohet 25 vjeçari nga Suhareka

Një person është arrestuar mbrëmjen e së martës në Suharekë, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij, policia ka zbuluar një armë zjarri të...

Vazhdon rehabilitimi i ujësjellësit në Zhur, aplikohen reduktime të përkohshme të ujit në disa lagje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Hidroregjioni Jugor" njofton se në fshatin Zhur të Prizrenit po vazhdojnë punimet për përfundimin e projektit të rehabilitimit të plotë...

Lajmet e Fundit