17.6 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Prizrenasi mashtrohet nga “punëtori” i Kuvendit të Kosovës, ia mori afro 3 mijë euro

Policia e Kosovës ka prangosur personin me inicialet G. K, i lindur në vitin 1990, pasi ishte prezantuar rrejshëm si person zyrtar që punon në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pasi për një çështje penale ia kishte marrë një personit 2650 euro, duke i thënë se njihet me persona zyrtarë të drejtësisë në Prishtinë dhe në Prizren.

“Për një çështje penale kishte paguar të holla një personi të dyshuar në vlerë rreth 2650 euro, më vonë i njëjti e kishte kuptuar se ishte mashtruar dhe rastin e kishte paraqitur në policinë rajonale në Prizren”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas organeve të rendit, pas marrjes së deklaratës të dyshimtit, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë më aktvendim të prokurorit të Shtetit.

“Me rastin po merren hetimet rajonale të Policisë në Prizren. Policia Rajonale apelon te secili qytetar që të jetë i kujdesshëm dhe nëse janë dëshmitarë apo viktimave të mashtrimit të lajmërohen te organet e rendit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Më Shumë

Asllani vendimtar, Shqipëria fiton 1-0 ndaj Letonisë dhe ruan ëndrrën për Botëror

Në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, Kombëtarja e Shqipërisë mundi Letoninë me rezultatin 1-0, duke ruajtur shpresat...

Punimet për ndërtimin e rrugës pranë QKMF-së së re në Prizren drejt përfunditmit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e rrugës përskaj Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare së re, në ambientet e...

Lajmet e Fundit