7.6 C
Prizren
E shtunë, 27 Shkurt, 2021

Balje për votat “e kontrabanduara”: Po përgatis ankesë për PZAP dhe Kushtetuese

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, është duke përgatitur ankesën e saj me të cilën do t’i drejtohet Panelit Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresave dhe Gjykatës Supreme e asaj Kushtetuese, lidhur me votat që dyshohet se janë “kontrabanduar” me anë të ndërhyrjes së Beogradit nëpërmjet Listës Serbe.

Këtë e ka thënë vetë Balje në një prononcim për Gazetën Online Insajderi, ku shton se “ka alarmuar shtetin” edhe në procesin parazgjedhor për një ndërhyrje të tillë.

Komuniteti boshnjak dhe rom, thotë Balje, janë atakuar në zgjedhje, meqë po krijohet një përfaqësim i imponuar i komuniteteve pakicë, në dëm të përfaqësuesve legjitim të këtyre komuniteteve dhe në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

“Tash jam duke përgatitur ankesën për PZAP gjithashtu ankesa për Gjykatën Supreme dhe atë Kushtetuese. Në këto zgjedhje ata kanë bërë atak në komunitetin boshnjak dhe rom”, thotë Balje duke shtuar se ka frikë që “apetiti i tyre (serbëve) në këtë aspekt ende nuk ka përfunduar”.

Sipas saj, sulmi ndaj komunitetit të cilin e përfaqëson nuk ka përfunduar me kaq.

Balje në këtë betejë me deformuesit e vullnetit të votuesve, thotë se nuk është e vetme.

“Janë të gjitha Organizatat Jo-qeveritare të boshnjakëve, dhe organizatat që thirren për të mbrojtur të drejtat e njeriut”.

“Nëse shteti e lejon që të ndodhë kjo, gjë që ne na frikëson, do të humbë koncepti mulitienik në politikë”, ka thënë liderja e USD-së.

Ditë më parë, Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe.

Sipas saj, iniciativa e Hoxhiqit është krijuar nga një plan i LS-së.

“Iniciativa e Adriana Hoxhiq që është formuar me planet e Listës Serbe. Ata kanë fituar shumicën e votave. Ne nuk kemi pasur mundësi me e luftu atë”, ka thënë Balje në një intervistë televizive, duke shtuar se Hoxhiq ka marrë vota edhe nga qytetet ku nuk jeton asnjë boshnjak, por vetëm serbët.

“Kjo ka qenë pjesë e një plani nga Lista Serbe. Ne nuk kemi as fuqi për të luftuar kundër Serbisë. Jemi të gatshëm që të bëjmë ankesa edhe në PZAP edhe në institucione tjera. Shteti duhet të na ndihmojë”, ka thënë më tutje ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Hoxhiq, e cila tha se Balje ka gënjyer për lajmet që partia e saj bashkëpunon me Listën Serbe.

Për rastin ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj).

Ata po kërkojnë që të bëhet rinumërimi i votave në të gjitha vendvotimet ku supozohet se ka pasur vota “të dyshimta”./Insajderi.com

 

Më Shumë

Asambleisti i LDK-së thotë se Haskuka ofendoi gjithë anëtarët e Kuvendit komunal në Prizren

Sot Kuvendi Komunal i Prizrenit ka mbajtur një seancë ku pikë e rendit të ditës ka qenë edhe miratimi i një kredie me BERZH. Mirëpo,...

Arrestohen dy femra në Prizren

Dy femra janë arrestuar në Prizren. Ato dyshohen për ushtrim të prostitucionit. Sipas policisë njëra është shtetase kosovare, kurse tjetra shtetase e Shqipërisë. “ Pas një pune...

“Young Queen” nga Mimoza, dedikim për Kosovën

Këngëtarja kosovare e cila po e zhvillon karrierën e saj muzikore jashtë kufijve, Mimoza, e ka lansuar videoprojektin e ri me titull “Young Queen”,...

Lidhja shkon në një tjetër nivel, fejohen Tea dhe Bearti?

Ish-protagonistët e emisionit “Për’puthen”, Tea dhe Bearti, janë duke shijuar lidhjen e tyre të dashurisë. Përmes fotografive të fundit, Tea dhe Bearti shihet se nuk...

Shqetësuese/ Rritet numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale

Pandemia duket se ka varfëruar shumë familje kosovare. Sipas të dhënave të publikuar në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, numri i familjeve që kërkojnë ndihmë...

Vidhen tetë xhami në Tiranë

Vjedhja e institucioneve të kultit është kthyer në një fenomen shqetësues gjatë kohëve të fundit në Tiranë. Të paktën tetë xhami janë grabitur nga persona...

Përçahet VV’ja në Prizren, Haskuka akuzon disa bashkëpartiakë për bashkëpunim me PDK’në e LDK’në kundër tij

Grupi i kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë reaguar ndaj një postimi të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili ka akuzuar...

Përfshihet nga zjarri podrumi i lokaleve tek tregu i gjelbër në Prizren

Raportohet se podrumi i lokaleve tek tregu i gjelbër në Prizren, në rrethana të pa njohur është përfshirë nga zjarr, njofton Policia e Kosovës,...

Festa Çoçaj ka ditëlindjen, Shpend Lipa i bënë dhuratën e ëmbël

Blogerja dhe prezantuesja Festa Çoçaj tashmë e njohur për një pjesë të publikut, nuk po ndalet me postime. Festa, ka një tentim: të ekspozohry, të...

Balje për votat “e kontrabanduara”: Po përgatis ankesë për PZAP dhe Kushtetuese

Kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, është duke përgatitur ankesën e saj me të cilën do t’i drejtohet Panelit Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresave...

Drejtoria e Arsimit në Dragash, ka organizuar mbajtjen e garave “Olimpiada Matematike”

Për herë të tretë Drejtoria e Arsimit në Dragash dhe  Shoqata e Matematikanëve të Kosovës kanë organizuar Olimpiadën Matematike. Nga kjo garë do të...

Keqpërdorimet me subvencione, fermeri nga Prizreni në prag të falimentimit – nuk mori paratë e grantit që nga viti 2017

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës së fundmi ka realizuar disa aksione policore në pesë komuna, ku ka rezultuar me arrestimin e 19 personave...

Ku dështoi Kosova në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19?

Derisa vendet e rajonit kanë filluar vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19, në Kosovë ende nuk ka arritur vaksina kundër kësaj sëmundjeje që e shkakton...

Dilema të shumta lidhur me projektin për hidrocentralin me digë në Drinin e Bardhë

Dilema të shumta lidhur me planin për ndërtimin e një hidrocentrali me digë në Drinin e Bardhë janë shpalosur të enjten nga banorët e...

Dënohet me burg njëri nga ekzekutorët e gazetares malteze

15 vjet burg, edhe pse dënim i reduktuar si bashkëpunëtor me prokurorinë, është dënuar vrasësi i gazetares malteze Galicia. Gazetarja, shkruajnë mediet vendase, kishte...

Gafa e pafalshme, atletes i heqin rekordin

Mund të thyesh rekordin, por nuk nuk akordohet. Dhe kjo jo për faj të atletes. Episodi i ndodhi Maria Vicentes në kërcim së gjati....

Lajmet e Fundit