-1.1 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Bankat dhanë mbi 1.5 miliard euro kredi gjatë pandemisë Covid-19

Guvernatori i Bankës Qendrore (BQK), Fehmi Mehmeti ka thënë se sektori bankar ka pasur dhe vazhdon ta ketë rolin e saj në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Sipas Mehmetit, bankat komerciale gjatë pandemisë COVID-19 kanë dhënë mbi 1.5 miliard euro kredi.

“Sektori bankar është mirë i kapitalizuar dhe likuid. Ky sektor e ka ndihmuar shumë ekonominë edhe gjatë kohës së pandemisë. Bankat kanë dhënë kredi mbi 1.5 miliardë euro gjatë pandemisë COVID-19, kemi reni të normave të interesit bankar dhe kjo ka ndihmuar shumë. Ky sektor ka kapacitet të luan rol kyç për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë”, ka thënë Mehmeti.

Ai ka shtuar se në Kosovë edhe kreditë e këqija janë të vogla.

“Kreditë jo-performuese janë në nivel mjaft të ulët, edhe gjatë pandemisë kanë qenë 2.7 për qind”, tha ai për RTK.

Sipas tij një sektor financiar stabil krijon mundësi që të përballojmë problemin me pandeminë.

Mehmeti bëri me dije se BQK-ja, ka marrë vlerësime pozitive nga institucionet ndërkombëtare, përfshirë FMN-në dhe Komisionin Evropian.

Ai ka përmendur veprimet që i kanë marrë gjatë periudhës së pandemisë që efektet të jenë sa më të vogla, duke veçuar ristrukturimin e kredive.

I pari i BQK-së, foli edhe për diasporën.

“Vizita e diasporës në Kosovë paraqet një burim shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit, vetëm shpenzimet jo-rezidente që ne i konsiderojmë që kryesisht realizohen prej bashkatdhetarëve tanë, kemi një rënie diku rreth 52.9 për qind krahasuar me vitin 2019, pra të shpenzimeve jo rezidente të realizuara në Kosovë që kanë arritur në vlerën 589.7 milionë euro. Ndërkaq, një vit më herët ka qenë 1.2 miliard euro”, tha ai.

Sipas Mehmetit remitencat vjet arritën vlerën afër 1 miliard euro. Ai vlerësoi se nëse shkojnë punët mirë me vaksinim, atëherë rritja ekonomike në fund të vitit do të jetë 4 për qind.

Në fund, Mehmeti deklaroi se qeveria e ardhshme duhet të ketë fokus zhvillimin ekonomik.

Më Shumë

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Katër banesa moderne në zonat më të mira të Prizrenit, me mundësi pagese fleksibile në këste. Lokacionet • 3 banesa në lagjen Dardania, rruga kryesore Prizren...

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Në IMF KosInvest, kredia është zemra e shërbimeve tona. Ne besojmë se çdo individ dhe biznes meriton mundësinë për të realizuar planet e veta, ndaj...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit