6.9 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

I shumëkërkuari nga policia ka punuar mjek në Malishevë, reagon Oda e Mjekëve të Kosovës

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e një personi në kërkim.

Personi i kërkuar është Ramadan (Feriz) Sopaj i lindur me 03.05.1955 n? fshatin Janqishtë, Komuna e Malishevës.

I dënuari është i kërkuar për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale: Këqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeç dhe sulm seksual.

Pas këtij lajmi ka reaguar Oda e Mjekëve të Kosovës, të cilët me anë të një postimi sqarojnë se Sopaj ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë. Teksa distancohen nga veprimet e tij.

Reagimi i plotë i OMK-së:

Sipas raportimit të gazetës online “Insajderi”, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për vendndodhjen e Ramadan (Feriz) Sopajt nga Komuna e Malishevës. Ai është shpallur në kërkim për dërgim në vuajtje të dënimit për veprat penale: 1. Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare dhe 2. Sulm seksual. Ramadan Sopaj ka punuar si mjek familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Oda e Mjekëve të Kosovës sqaron dhe distancohet nga veprimet e Dr. Ramadan Sopaj, pasi që ky mjek nuk është dhe nuk ka qenë asnjëherë anëtar i OMK-së. Sipas këtyre të dhënave Dr. Ramadan Sopaj ka punuar jashtëligjshëm.

Më Shumë

Bardhekaltrit në finale

Drita është skuadra e dytë finaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë të meshkujve. Gjilanasit fituan bindshëm ndaj Boreas 116:59. Finalja Proton Cable Prizreni-Drita...

14 vjeçarja Sara Rexhaj shënon 55 pikë për 37 minuta lojë

Në ndeshjen e Ligës U14 te vajzat, ndërmjet KB Junior 06 nga Prizreni dhe KB Hyjneshat nga Prishtina, në qendër të vëmendjes ishte paraqitja...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit