2.8 C
Prizren
E martë, 9 Mars, 2021

Këtë javë pritet të konfirmohet data e ardhjes së vaksinave anti-COVID në Kosovë

Plani i vaksinimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës me vaksinën anti-COVID tashmë është miratuar.

Ministria e Shëndetësisë (MSh) në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se presin përgjigje nga COVAX që gjatë kësaj jave të dihet data kur këto vaksina do të arrijnë në Kosovë.

Sipas MSH-së vetëm konfirmimi nga COVAX pritet që të fillojë procesi i vaksinimit.

“MSh pret qe këtë jave te informohet nga mekanizimi COVAX për datën e arritjes se dozave te para te vaksinës, dhe te filloje praktikisht procesi. Plani i vaksinimit është përgatitur e miratuar dhe po pritet vetëm konfirmimi prej këtij mekanizimi”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për Telegrafin.

Ndryshe, shtetet e rajonit tashmë kanë filluar të vaksinojnë qytetarët e tyre.

Në Shqipëri tashmë ka filluar arritja e kontingjenteve të vaksinës së Pfizer-it pothuajse çdo javë, kurse në prill, siç ka paralajmëruar kryeministri, Edi Rama, pritet të arrijë kontingjenti i parë i 360,000 dozave të vaksinës së kompanisë britanike, AstraZeneca dhe Universitetit të Oxford-it nga “një shtet mik”.

Maqedonia e Veriut po ashtu ka filluar vaksinimin me vaksinat e dhuruara nga Serbia, kurse Serbia tashmë u ka mundësuar qytetarëve të vetë të zgjedhin në mes katër vaksinave dhe ka vaksinuar mbi një milion njerëz.

Vaksinimi ka filluar edhe në Malin e Zi dhe në Bosnje e Hercegovinë, po ashtu me vaksina të dhuruara nga Serbia.

Derisa disa nga këtyre shtete kanë bërë negociatat direkte me kompanitë për të siguruar vaksinat, Kosova është në pritje të vaksinës së AstraZenecas përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra. /Telegrafi/

Më Shumë

E zhveshur komplet, Kejvinës i dalin fotot e nxehta

Modelja bukuroshe, Kejvina Kthella nuk di të ndalet. Së fundmi ajo ishte e ftuar në një spektakël humori, ku dhuroi skena mjaft provokuese. Bukuroshja ishte...

Familja që jeton në kushte të mjerueshme në stacionin e trenit në Prizren

Familja Kryeziu që ka katër anëtarë, jeton në kushte të mjerueshme në stacionin e trenit në Prizren. Ky stacion që ka kushte të nivelit të...

143 vjet nga traktati që la shqiptarët nën sundimin e Perandorisë Osmane

Një muaj pas armëpushimit të Edrenesë, u nënshkrua në Shën-Stefan, më 3 mars 1878, Traktati i Paqes ndërmjet Perandorisë ruse dhe asaj Osmane. Traktati i...

Inspektorati në Prizren rrëzon dy objekte

Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se sot ka bërë rrënimin e dy objekte, për shkak...

Mësuesi im i parë ka qenë një njeri i poshtër

Nga Sali Kabashi Katërdhjetë fëmijë të Zallçit, Prekallës, Gjurakovcit, Kovragës, Muzhevinave, Llukavcit të Begut, Llugave e Tomocit ishim në klasë të parë. Mësuesi kishte gjithmonë gojën...

Flakë e shpirtit

  Abdyl Krasniqi Ti je shumë larg, por unë të shoh çdo ditë te kopshti i luleve të bukura Si atëherë, e njomë, plot aromë. Ç’u bë me flakën e...

Anton Quni ka disa fjalë për rivalët brenda partisë dhe zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente

LDK-ja ka rënë më së keqi prej themelimit të saj, e Anton Quni ka shprehur vullnet që ta marrë udhëheqjen e partisë, me gjithë...

Covid-19: Dy të vdekur në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (78, 68 vjeç),...

Ja sa vota mori Artan Abrashi në zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por, edhe pse rezultatet s’janë shpallur akoma, tashmë po...

Grabitje e armatosur në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast grabitjeje me armë në Prizren, ku raportohet se dy persona të maskuar dhe nën...

Kaq vota mori zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 3995 vota. Ajo, bashkë me partinë e saj, Nisma, nuk do të jetë...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një person nga Prizreni ka raportuar se vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e...

Shaqiri starton për Liverpool kundër Fullham

Xherdan Shaqiri do të luaj  nga fillimi në ndeshjen e Liverpool kundër Fullham që fillon nga ora 15:00. Për këtë ndeshje Jurgen Klopp ka bërë...

Totaj: Askush në PDK nuk i ik llogaridhënies për rezultatin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka deklaruar se kjo parti është duke i analizuar shkaqet që kanë çuar në rezultatin...

Aksident mes dy veturave në Prizren, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të...

A po i vjen fundi pandemisë?

Shumë njerëz po u druajnë mutacioneve dhe valës së tretë të përhapjes së koronavirusit, por shkalla e infektimeve me COVID-19 është duke rënë në...

Lajmet e Fundit