8.3 C
Prizren
E mërkurë, 10 Dhjetor, 2025

Prizreni, komuna e dytë me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid

36 raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në komunën e Prizrenit.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raporton PrizrenPress.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.643 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 437 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 194 raste, Prizren 36 raste, Pejë 34 raste, Vushtrri 21 raste, Gjakovë 20 raste, Ferizaj 18 raste, Mitrovicë 16 raste, Podujevë 16 raste, Gjilan 12 raste, Lipjan 10 raste, Obiliq 8 raste, Viti 8 raste, Deçan 7 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Suharekë 4 raste, Drenas 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Malishevë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Hani i Elezit, Junik, Klinë, Kllokot dhe Ranillug”, thuhet në njoftim./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Malisheva me fitore të tretë rresht, mposht Drenicën

Malisheva ka vazhduar formën e shkëlqyer në Albi Mall Superligë, duke e regjistruar fitoren e tretë radhazi pas triumfit 2–0 ndaj Drenicës në shtëpi,...

Muharremaj betohet si kryetar i Suharekës për mandatin e tretë

Bali Muharremaj ka dhënë sot betimin si kryetar i Komunës së Suharekës, duke nisur zyrtarisht mandatin e tij të tretë në krye të komunës....

Lajmet e Fundit