Arrestohet kosovari 57-vjeçar në Morinë, ishte në kërkim nga UNMIK-u për “vrasje e ngelur në tentativë”

Policia në Shqipëri ka arrestuar një 57-vjeçar nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK-u për “vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

A.B., banues në fshatin Tërrnavë të Podujevës, u arrestuar gjatë ditës së sotme në pikën kufitare në Morinë.

“Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit