10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Rrahu gruan me grushte e shkelma, 1 muaj paraburgim për burrin nga Prizreni

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit F.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: lëndimi i lehtë trupor, nga neni 185 par. 3 nën par. 3.1. lidhur me par. 1 të Kodit Penal dhe shkelja e urdhrave mbrojtës, nga neni 25 par. 1 dhe 2 të Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit F.B., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

Ditën kritike, (01 mars) në shtëpinë e përbashkët familjare, i pandehuri F.B., të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, fillimisht e ofendon me fjalë, e më pas edhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grushte në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, e kap për flokë dhe e godet me shkelëm në këmbë, me të cilat veprime të dëmtuarës i shkakton lëndime të lehta trupore.

Po ashtu, nga provat dhe faktet e lartcekura rezulton se në datë të njëjtë, i pandehuri F.B., me qëllim e shkel në tërësi urdhrin për mbrojtje të lëshuar nga të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, sipas të cilit urdhër të pandehurit është ndaluar që palën e mbrojtur, të dëmtuarën bashkëshorten e tij, që mos ta shqetësoj, ofendoj, përul, godas, kërcënoj dhe sulmoj fizikisht, mirëpo i pandehuri shkel urdhrin e tillë të përshkruar me veprimet si më lartë,

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Gjyqtari i procedurës – Luan Berisha kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, ashtu që kjo masë të pandehurit do ti llogaritet prej datës 01.03.2021 deri me datën 01.04.2021.

Gjyqtari i procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh se hetimet janë në fazën fillestare, si dhe faktin se i pandehuri ka shkelur urdhrin mbrojtës të Gjykatës, si dhe duke marrë parasysh rrethanat ku i pandehuri në mënyrë të vazhdueshme ka keqtrajtuar në aspektin psikik të dëmtuarën – bashkëshorten e tij, e ka fyer dhe e ka sulmuar fizikisht, pasi që në këtë rast dhe se ka edhe raste të tjera të mëparshme të dhunës në familje.

Prandaj, nga ajo që u paraqit më lartë, shihet se qëndrimi i të pandehurit në masën e paraburgimit është më se i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës penale, për zbatimin me sukses dhe efektiv të procedurës penale.

Më Shumë

Besnik Krasniqi reagon pas dorëheqjeve në AAK-Prizren: Disa njerëz ndërrojnë anë për një vend pune

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar pas dorëheqjes së disa anëtarëve nga subjekti që ai drejton,...

Prizren Classical Fest 2025 sjell muzikën klasike në zemër të qytetit këtë fundjavë

Prizreni do të shndërrohet në një qendër të artit dhe muzikës klasike më 1 dhe 2 nëntor 2025, me mbajtjen e edicionit të parë...

Lajmet e Fundit