11.7 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Për katër muaj, Qeveria pati më shumë shpenzime se të hyra

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në bazë tremujore, ku thuhet se shuma e të hyrave të Qeverisë në tre mujorin e fundit të vitit 2020 ishte 703.2 milionë euro.

Sipas ASK-së, ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tremujorit të katërt (TM4) 2020.

“Shuma e të hyrave të Qeverisë në TM4 2020 ishte 703.2 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 52.2% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. Shuma e shpenzimeve të Qeverisë në TM4 2020 ishte 817.1 milionë euro”, bëhet e ditur në raport.

Tutje, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e shpenzimeve përbëhet nga kontributet sociale, kompensimi i punëtorëve e konsumi i ndërmjetëm.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet (21.3%); kompensimi i punëtorëve (20.9%); formimi i kapitalit bruto (16.6%); dhe konsumi i ndërmjetëm (10.8%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së”, thuhet në raportin e ASK’së.

Më Shumë

Zafir Berisha i nënshtrohet me sukses dy ndërhyrjeve kirurgjike

Familja e Zafir Berishës ka njoftuar se ai ka kaluar me sukses dy ndërhyrje kirurgjike dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Në njoftimin...

Kryeministri i parë i Palestinës ishte shqiptar

Një fakt historik pak i njohur për publikun e gjerë është se kryeministri i parë i një qeverie palestineze ishte Ahmed Hilmi Pasha, një...

Lajmet e Fundit