21-vjeçarja nga Rahoveci preu venat, deklaron se tentoi vetëvrasjen nga dhuna dhe presioni i burrit

21-vjeçarja F.Th., nga Rahoveci ka tentuar vetëvrasjen duke prerë venat e dorës me thikë më 4 mars të këtij viti. Sipas saj, deri te ky veprim ka ardhur pasi ka pasur dhunë dhe presion të vazhdueshëm nga bashkëshorti i saj V.M, 28-vjeçar, mëson Gazeta Express nga burime të besueshme të saj.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, viktima është ndaluar në repartin e Neuropsikiatrisë, ndërsa dje pas përmirësimit të gjendjes ka treguar motivin e tentimvetëvrasjes.

“Dje pas përmiresimit të gjendjes e njëjta ka deklaruar se këtë veprim e ka ndërmarrë për shkak të presionit dhe dhunës së vazhdueshme të të dyshuarit (bashkeshortit)”, tha tutje burimi i Expressit.

Me anë të raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës sot u bë e ditur se i dyshuari V.M., është arrestuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Rasti në polici ëstë hapur si tentimvrasje dhe dhunë në familje.

“TEMTIM VETËVRASJE & DHUNË NË FAMILJE /Rahovec 04.03.2021-09:45. Lidhur me rastin më datën 08.03.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, bashkëshorti i viktimës, i cili me vendim të prokurorit për krime të rënda është dërguar në mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Osmani nga Rahoveci: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen

Në një tubim të madh të mbajtur me qytetarë në Rahovec, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...

Lajmet e Fundit