13.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

13 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 13 vdekje e 574 raste të reja me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 3.570 mostra.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (75, 79, 89 vjeç), Gjilan 2 raste (75, 78 vjeç), Kamenicë 2 raste (76, 73 vjeç), Prizren 2 raste (59, 74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Istog 1 rast (45 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç) dhe Skenderaj 1 rast (67 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 233 raste, Gjakovë 36 raste, Fushë-Kosovë 33 raste, Pejë 31 raste, Gjilan 27 raste, Kamenicë 24 raste, Mitrovicë 24 raste, Vushtrri 24 raste, Podujevë 21 raste, Ferizaj 20 raste, Lipjan 18 raste, Obiliq 18 raste, Klinë 11 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Shtime 4 raste, Suharekë 4 raste, Istog 3 raste, Kaçanik 3 raste, Malishevë 3 raste, Novobërdë 3 raste, Skenderaj 3 raste dhe Shtërpcë 1 rast.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 394 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.060 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.058.

Numri total i rasteve pozitive është 77.827 raste nga 358.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.715 raste të vdekjes.

Më Shumë

Policia ndalon një të ri në Prizren, i gjendet substancë narkotike gjatë kontrollit

Një kontroll rutinë i policisë në komunikacion ka rezultuar me procedim penal ndaj një të riu në Prizren, i cili dyshohet për drejtim të...

Dardan Cena në garë për medaljen e bronztë në Sofia European Open 2026

Xhudisti kosovar Dardan Cena ka zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer në turneun Sofia European Open 2026, duke arritur deri në luftën për medaljen e...

Lajmet e Fundit