Ronaldo thyen rekordin e Peles, i premton besnikëri Juventusit

Me tregolëshin kundër Cagliarit, Cristiano Ronaldo theu rekordin e Peles, atë me 767 gola në karrierë ku përfshiheshin edhe finalizimet me San Paulo State, skuadra ushtarake braziliane.

CR7 vendos një rekord të ri, në kuotën e 770 gola duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë në histori. Me një status të gjatë në profilin e tij në “Instagram”, ylli portugez ngre në qiell figurën e Peles ndërsa nuk harron të falënderojë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rekord unik.

Për herë të parë pas eliminimit nga Porto në Ligën e Kampionëve, Ronaldo ka thyer heshtjen duke i premtuar besnikëri Juves: “E ardhmja është nesër dhe ka ende shumë për të fituar me Juventus dhe Portugalinë”. Edhe drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratici theksoi se Ronaldo përfaqëson të tashmen dhe të ardhmen e Juves.

May be an image of 2 people and text that says "NEW H TORY TO AP AR AR OW S History of Football"

Më Shumë

Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit