3.8 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Prizreni miraton huamarrjen nga BERZH-i

Kuvendi i Komunës së Prizrenit të enjten në seancën e jashtëzakonshme ka miratuar vendimin për dhënien e autorizimit për huamarrje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për financimin e efiçiencës së energjisë në 100 ndërtesa në pronësi komunale.

Zyrtarët e Ekzekutivit kanë sqaruar se pos kredisë prej 5 milionë eurove, përfshihet edhe granti prej 1 milionë eurove për jetësimin e këtij projekti.

Pas debatit të zhvilluar, vendimmarrja për këtë projekt është mundësuar nga një pjesë e kuvendarëve të opozitës, që bashkë me kuvendarët e koalicionit kanë qëndruar në seancë. Kësisoj nga 23 kuvendarët, 19 kanë votuar për dhe 3 kanë abstenuar.

Kuvendaret e Kuvendit të Komunës së Prizrenit në seancën e mbajtur në muajin shkurt me shumicë votash nuk e patën miratuar propozim-vendimin për huamarrje nga BERZH-i. Kuvendarët e opozitës, që përbëjnë shumicën, patën theksuar se Ekzekutivi lokal nuk po mund ta realizojë buxhetin e votuar dhe se me këtë kredi Komuna futet në borxh. Pas mosmiratimit të vendimit pat reaguar kryetari Haskuka, duke akuzuar edhe disa këshilltarë nga radhët e LVV-së për koordinim me partitë opozitare për sabotimin e projekteve të Ekzekutivit. Ndërsa grupi i kuvendarëve të LVV-së i pat kundërshtuar këto pretendime, duke e quajtur reagimin e Haskukës të turpshëm dhe njëkohësisht patën paralajmëruar përballje në organet e partisë.

https://www.koha.net/kosove/262940/prizreni-miraton-huamarrjen-nga-berzh-i/

Më Shumë

Latifi takon Ademin, diskutohet për standardizimin e fushave të futbollit

Kryetari i Komunës së Rahovec, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, u prit në takim nga kryetari...

I mituri në Xërxë shkon në shkollë me thikë, shoqërohet në polici

Një incident është raportuar të premten pasdite në fshatin Xërxë të Rahovecit ku një i mitur ka hyrë në ambientet e një shkolle me...

Lajmet e Fundit