3 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Shoqata e transportuesve alarm për institucionet: Të hënën vendosemi para Qeverisë, pezullimi vazhdon

Numër i madh i autobusëve të transportit ndër-urban të udhëtarëve do të vendosen para Qeverisë së Kosovës të hënën, raporton Ekonomia Online.

Ky veprim i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve vije pasi mëngjesin e së premtes parakaluan mbi 200 autobusë nëpër rrugët e kryeqytetit si shenjë proteste për mossubvencionim nga Qeveria.

Kryetar i Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj, tha se pandemia u ka shkaktuar humbje të mëdha dhe se institucionet edhe përkundër premtimeve nuk u kanë dal në ndihmë.

Ai thotë se vendosja e autobusëve ditën e hënë para Qeverisë është alarmi i fundit për institucionet.

“… ky duhet të jetë alarmi i fundit për Qeverinë që të mblidhet për realizimin e kërkesës, për t’i dalë në ndihmë operatorët të këtij sektori që padrejtësisht krijuan humbje të mëdha për shkak qeverisë dhe me vendimin e dytë që ju ndalojë shfrytëzimin e kapaciteti mbi 50% dhe masat e tjera kufizuese dhe të gjitha këto vendime kanë qenë pengesë për ne, por ne i kemi dhënë hapësirë gjithmonë dialogut, por si duket Qeveria e ka pasur vetëm një lloj premtimi të rrejshëm dhe unë bëjë thirrje kryeministrit mos t’i ndryshojë”.

“Ky alarm është i fundit për Qeverinë në realizim të marrëveshjes. Ju kërkojë falje qytetarëve që nuk kanë mundur t’i shfrytëzojnë mjetet e transportit të udhëtarëve. Veprimet në ditët në vijim ne sapo diskutuam dhe morëm vendim që të hënën nga ora 10:00 ne do ta kemi një marsh, por jo me lëvizje por përball Qeverisë dhe do të jetë një numër i caktuar i autobusëve. Është unifikim i gjithë anëtarëve të shoqatës që protesta të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës. Koha e deklaratave për medie ka kaluar kryeministri është mirë t’i bëjë ftesë ministrit të Financave që ta mbështes këtë shoqatë”.

Kurtishaj ka sqaruar se ata po kërkojnë që të kompensohen me rreth 6.5 milionë euro, ku do të përfshihen 450 biznese, raporton EO.

“Kërkesa jonë ka pas të bëjë me kërkesën për kilometër dhe ne kemi kërkuar që të mbulojë vetëm pjesën e shpenzimeve që i bie 50 cent për kilometër në transportin ndër-urban. Shënimet  e sakta i ka ministria e dhe flitet për rreth 6.5 milionë euro për 450 biznese”.

Kryetari i Këshillit grevistë, Driton Bytyçi, tha se pezullimi i punës vazhdon edhe përgjatë vikendit.

“Nesër vazhdon greva edhe pasnesër dhe të hënën kemi marr vendim që të jemi të gjithë se bashku nga ora 10:00 deri në ora 12:00”.

Më Shumë

Aktakuzë ndaj disa personave për tentimvrasje në Krajk të Prizrenit

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër disa personave lidhur me një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur më 22 maj në fshatin...

Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Furyt

Oleksandr Usyk ka arritur t’i mbrojë titujt në peshat e rënda, duke mposhtur sërish Tyson Furyn në Riad me vendim unanim. Dueli i dytë mes...

Lajmet e Fundit