22.8 C
Prizren
E hënë, 29 Maj, 2023

Lumir Abdixhiku thërret Këshillin e Përgjithshëm, nesër zgjidhet kryesia e re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thirrur mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm të partisë, për ditën e nesërme në ora 14:00, shkruan Express.

Në rend të ditës do të jenë, platforma e Kryetarit të ri të LDK-së dhe Zgjedhja e Kryesisë.

Po ashtu, kujtojmë se kryetari Abdixhiku pritet sot të mbaj një takim konsulativ me kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe me kandidaten për presidente Vjosa Osmani.

Lumir Abdixhiku të dielën u zgjedh kryetari më i ri i Lidhjes Demokratike pas dorëheqjes së Isa Mustafës pas rezultatit të zgjedhjeve të 14 shkurtit

Më Shumë

Messi thyen tjetër rekord të Ronaldos

11-të të Ligue 1 me një barazim në Strasburg. Messi me golin që shënoi në mbrëmjen e së shtunës, është i 496 në top pesë...

Malli pa afat në markete në fund u faturohet punëtorëve

Arkëtarët e marketeve në Kosovë, shpeshherë dënohen me pagë nga punëdhënësi, për shkak se në rafte u gjendet mall pa afat. Këtë e konfirmon...

Lajmet e Fundit