Mjekët nga Kosova mbërrijnë në Kukës për ta marrë vaksinën anti-Covid

Kanë mbërritur në Kukës tre autobusë nga Kosova me punëtorët e parë shëndetësorë të cilët do të vaksinohen.

Në pallatin e Kulturës në Kukës, ka filluar regjistrimi i vaksinimit të 250 mjekëve kosovarë. Ndërkohë, që në orën 12:00 pritet të vizitojë qendrën e vaksinimit, kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.

Këto vaksina janë donacion nga Shqipëria. /KP/Telegrafi/

Më Shumë

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit