Vazhdon përplasja Selmanaj-Quni: Qenkan prek pak “gjenerata e re reformatore” e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ia ka kthyer sërish kolegut të tij të partisë, Anton Quni, i cili e quajti “Dream Teamë” udhëheqjen e re të kësaj partie.

Selmanaj, ka thënë se qënka prekë pak gjenerata e re reformate e LDK-së, ata që për 20 vite mbajtën pozita dhe në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50 për qind të elektoratit në degët e tyre.

“Qenkan prek pak  “gjenerata e re reformatore” e LDK-së. Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të filloj pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së”.

“Është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformator apo “dream team”!. Kjo kohë ka kaluar!…”, ka shkruar Selmanaj. /Insajderi.org

Më Shumë

Zafir Berisha nuk është kandidat në këto zgjedhje, parashikon zgjedhje të reja pas tre muajsh

Ish-deputeti i disa legjislaturave në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai...

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ushtruesja e detyrës së...

Lajmet e Fundit