Rrugët në Suharekë të pakalueshme nga reshjet e borës

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se rrugët për Javor, Luzhnicë e Greiçevc janë vështirë të kalueshme për shkak të reshjeve të borës.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj ka thënë se ekipet kanë dalë në terren por që sipas tij, situata atje është mjaft e vështirë.

“Për momentin jemi tek Qafa e Duhlës dhe ekipet janë në teren, por më duhet t’ju njoftoj se rrugët për Javor, Luzhnicë, Greiçevc etj janë vështirë te kalueshme, nga reshjet e fundit të borës. Ne do ta bëjmë të pamunduren që të veprojmë përballë kësaj situate, e cila duket se do të jet e vështirë sonte”, ka shkruar Muharremaj.

 

 

 

Më Shumë

Bashkimi ruan bërthamën e skuadrës: Vazhdojnë Bunjaku, Zeqiri dhe Shorter

Bashkimi ka njoftuar të premten në mbrëmje vazhdimin e bashkëpunimit me Valon Bunjakun, Lejson Zeqirin dhe Shanon Shorter. Kapiteni Valon Bunjaku ka rinovuar kontratën edhe...

Vajzat e Junior 06 kampione të Kosovës në U16

Skuadra e vajzave U16 e Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kosovës, pas fitores ndaj Vushtrria Basket me rezultat 67:45 në ndeshjen...

Lajmet e Fundit