Kosova fiton me spektakël ndaj Lituanisë

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar me rezultat të thellë 4-0 ndaj Lituanisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Ekipi i Bernard Challandes ka marrë një fitore të madhe ndaj Lituanisë, para dy ndeshjeve shumë të vlefshme kualifikuese për “Katar 2022” ndaj Suedisë dhe Spanjës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Dardanëve, të cilët përveç shumë rasteve shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën 27-të dhe ishte Arbër Zeneli, i cili shënoi gol të bukur për 1-0 pas një depërtimi brilant nga e majta.

Në pjesën e dytë, djelmoshat tanë ishin thjeshtë fantastik duke dhuruar spektakël, krijuar shumë raste dhe duke shënuar edhe tri gola.

Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 63-të dhe ishte Vedat Muriqi, i cili shënoi me kokë për 2-0 pas asistimit të saktë të Milot Rashicës.

Pas golit të Muriqit në skenë doli përsëri Zeneli (71’) që u përkujdes të shënojë golin e dytë personal dhe të epërsisë 3-0 për Kosovën.

Zeneli shënoi dy gola (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Ky gol i tretë nuk e zmbrapsi ekipin Dardan, pasi në minutën e 79-të shënuan edhe një gol me anë të Besar Halimit, i cili pas një veprimi fantastik individual qoi epërsinë në 4-0.

Deri në fund të ndeshjes, Kosova e menaxhoi mirë lojën pati edhe disa raste tjera, por portat nuk u tunden më dhe u desh t’i gëzohen fitores me rezultat 4-0.

Ndryshe, Kosova me datë 28 mars e pret Suedinë, ndërsa tri ditë më vonë udhëton te Spanja. /Telegrafi/

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit