Haskuka: Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e ish-komandantit të UÇK-së, Esat Krasniqi

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka thotë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin se sonte ka ndërruar jetë ish-komandanti i UÇK-së dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Esat Krasniqi”, shkruan Haskuka në Facebook.

“Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij, i cili tërë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare, duke u shquar si koordinator i shkëlqyeshëm për udhëheqjen dhe funksionalizimin e jetës ushtarake në Betejën e Koshares”.

“Ngushëllime për familjen dhe bashkëluftëtarët e tij.
Lavdi!”

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit