3.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Protestë në Ankara për të kundërshtuar hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Disa protestues janë mbledhur para ambasadës së Kosovës në Ankara të martën.

Ata kanë treguar pakënaqësi kundër Kosovës e cila hapi ambasadën e saj në Jerusalem.

Në protestën e organizuar nga Organizata e Ndihmës Humanitare (IHH) dhe Sindikata Memur-Sen, morën pjesë aktivistë turq dhe studentë arabë.

“Ne besojmë se vendimi e Kosovës për të hapur një ambasadë në Jerusalem do të mbetet si një pikë e zezë në histori”, tha Zahid Sengul një figurë kryesore e Memur-Sen, në një deklaratë për shtyp.

Ata gjithashtu kanë kërkuar nga liderët kosovarë që ta tërheqin vendimin, raporton AA.

“Ashtu siç e mbrojtëm ne Kosovën që na kushtoi me jetë gjatë luftës për pavarësi, ne do të qëndrojmë për shtetin e Palestinës që po lëngon nga pushtimi i Izraelit”, është thënë në deklaratë.

Një studente jordaneze, Jilan Abu al-Rub, që mori pjesë në protestë, tha se ajo dënon ashpër këtë lëvizje të Kosovës.

Kosova ka hapur ambasadën e saj më 14 mars të këtij viti në Jerusalem.

Më Shumë

Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”

Shiten 3 banesa në Kompleksin "Prizreni i Ri" Lokacion i përshtatshëm për banim Kompleks modern dhe cilësor Banesa 1 – Kati 1 | 80 m² | 2...

IKShPK: Mos harroni vaksinimin para udhëtimit jashtë vendit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bën thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë jashtë vendit të mos harrojnë vaksinimin si masë parandaluese...

Lajmet e Fundit