5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Shqiptari që një javë fle me njërën grua, një javë me tjetrën

Historia e Demë Mulës, 63-vjeçar, nga fshati Dobrun i Hasit, nuk është unikat, por është ndër historitë e rralla te shqiptarët.

Ai jeton në të njëjtën shtëpi me dy gra. Pas gruas së parë, Hatixhes, e që nuk lindi fëmijë, Dema vendos të marrë një grua të dytë, Nazmijen.

Por, as me atë nuk arriti të ketë fëmijë. Andaj, vendosi t’i mbajë të dyja. Gratë e Demës shprehen se nuk kanë xhelozi ndaj njëra-tjetrës, madje bashkëshortin e tyre e ndajnë në mënyrë të barabartë, por që flenë në dhoma të ndara.

“Çifte si ne ka sa të duash dhe ne s’jemi as të parët e as të fundit”,
thotë Hatixhja.

Ndërkaq, Dema shprehet: “Ne, që i kemi nga dy gra, në Veri e kemi zakon një javë flemë me njërën e një javë me tjetrën”.

Shtrohet pyetja: Sa çifte të tillë ka edhe në Kosovë dhe si e kalojnë jetën ata që jetojnë me nga dy gra?

Më Shumë

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Lajmet e Fundit