18.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Prizren: Një muaj paraburgim burrit që sulmoi gruan e tij dhe vëllain

Gjykata Themelore në Prizren ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit ndaj të pandehurit A.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale Sulmi.

Sipas njoftimit nga gjykata, i pandehuri ka sulmuar bashkëshorten e tij.

“I pandehuri A.Q., me datë 25 mars në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e tyre të përbashkët, sistematikisht ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, në atë mënyrë që deri sa e dëmtuara ishte duke qëndruar në shtëpi, i pandehuri nën ndikim të alkoolit, në gjendje të dehjes totale me 1.30 promil-sasi alkooli në gjak, fillimisht i drejtohet të dëmtuarës me fjalë ofenduese dhe në një moment, ngrihet në këmbë dhe fillon ta sulmoj fizikisht të njëjtën derisa ndërhynë për t’i ndarë vëllai i tij, me të cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar ndjenjën e ankthit dhe pasigurisë personale”, ka njoftuar Gjykata.

Në të njëjtën kohë, ai ka përdorur forcë edhe ndaj vëllait të tij i cili po përpiqej ta largonte të dëmtuarën nga duart e tij.

Gjyqtari i procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, duke pas parasysh karakterin dhe personalitetin e të pandehurit, i cili rezulton se është konsumues i alkoolit, shton dyshimin e bazuar që i njëjti mund të arratiset dhe të jetë i pa kapshëm.

Më Shumë

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell, priten riga shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do...

Mbrojtëset tek Ura e Fshajt të dëmtuara që tri vjet (foto)

Ura e Fshajt gjendet mbi lumin Drin në aksin rrugor Gjakovë – Prizren. Ka tre dimra që 8 mbrojtëset nga betoni të njërit krah...

Lajmet e Fundit