13.3 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Një muaj paraburgim për shtetasin shqiptar që i dha 40 euro ryshfet policit në Vërmicë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shtetasit shqiptar, që i dha policit ryshfet prej 40 euro për ta kaluar pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit i dyshuari me veti e ka pasur edhe motrën e tij, e cila e ka të ndaluar hyrjen në Kosovë.

“-I pandehuri B.H., me datë 25 mars, në orët e mbrëmjes, në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ofron ose i jep ndonjë dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ky i fundit të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që derisa ishte duke u futur nga Republika e Shqipërisë për në Republikën e Kosovës duke drejtuar automjetin e tij, si pasagjere me vete në veturë ishte edhe motra e të pandehurit, ashtu që me t’u afruar te sporteli i kontrollit policor, pasi ia dorëzon dokumentet zyrtarit policor, i pandehuri B.H., në librezën e qarkullimit të automjetit në fjalë i kishte futur dy kartëmonedha prej 20 € (njëzet eurosh) kur zyrtari policor e pyet se ‘’Përse i ke futur këto para në dokumentin tuaj’’, i pandehuri i drejtohet me fjalët ‘’këto të holla i kam lënë për ju, për të pirë kafe me qëllim që t’ia mundësoni motrës sime hyrjen në Kosovë’’ – e cila pas verifikimit në data bazën policore është vërtetuar se motra e të pandehurit ende ka ndalesë hyrjen në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Bashkimi mposhtet pas vazhdimeve, seria shkon në ndeshjen e pestë në Prizren

Bashkimi është mposhtur nga Bora me rezultat 104:99 pas vazhdimeve, duke bërë që seria gjysmëfinale të barazohet dhe të vendoset në ndeshjen e pestë. Në një...

Policia në Prizren paralajmëron: Mesazhe të rreme po synojnë të dhënat bankare të qytetarëve

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka paralajmëruar qytetarët për një dukuri shqetësuese që po shfaqet në këtë rajon, e cila paraqet rrezik të...

Lajmet e Fundit