11 të vdekur e 873 raste të reja me Covid sot në Kosovë

Në 1830 ka shkuar numri i të vdekurve si pasojë e koronavirusit në Kosovë. Të shtunën, sipas raportit ditor të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë regjistruar 11 vdekje e 873 raste të reja pozitive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë (85, 70 vjeç), Gjakovë (79 vjeç), Klinë (62 vjeç), Lipjan (69 vjeç), Pejë (76 vjeç), Prizren (36 vjeç), Suharekë (63 vjeç).

Në 24 orët e fundit janë kryer 4371 testime. Nga ta 19.9 për qind, ose 873 raste, kanë rezultuar pozitivë. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 372 raste, Gjilan 83 raste, Fushë-Kosovë 60 raste, Gjakovë 53 raste, Mitrovicë 51 raste, Vushtrri 42 raste, Podujevë 37 raste, Pejë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Obiliq 18 raste, Kamenicë 15 raste, Drenas 11 raste, Prizren 9 raste, Viti 9 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Graçanicë 5 raste, Leposaviq 5 raste, Rahovec 5 raste, Junik 4 raste, Klinë 4 raste, Lipjan 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga një rast komunat: Dragash, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë, Shtime dhe Suharekë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 544 të shëruar. Aktualisht në vend janë 13 mijë e 424 raste aktive. Deri tash në Kosovë janë regjistruar 87 mijë e 67 raste pozitive me Covid-19.

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit