Mbyllen e gjobiten lokale në Prizren – AUV paralajmëron aksione në krejt Kosovën

Inspektorati Sanitar, i cili punon në kuadër të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ka zhvilluar një aksion në Prizren, ku ka gjobitur tri lokale dhe ka mbylur një tjetër. Kjo për shkak të mosrespektimit të masave anti-Covid, raporton Express

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes inspektoratit Sanitar zyra Regjionale në Prizren sonte gjate nates ka ndeshkuar 3 lokale me gjoba, ndaj njerit ka iniciuar proceduren per gjykate. Nje lokal eshte mbyllur, dhe po ashtu janë zbrazur nga klinetet 4 lokale. Te gjitha keto veprime me qellim të zbatimit të masave antiCOVID-19. Mos krijimi i kushte për ruajteje të distancës dhe mbajteja e organizimeve ahengje, ishin arsyet e ndeshkimeve”, ka deklaruar ai.

Thaçi tha se bashkë AUV dhe Policia e Kosovës janë të koordinuar për të penguar grumbullimet e njerëzve në hapësira të mbyllura.

“Inspektorati i AUV do te veprojë ne secilin rast qe bie në kundërshtim me ligjin dhe masave të vendosura nga Qeveria e Kosovës. Bashkë me Policinë jemi te koordinuar për të penguar grumbullimet e njerëzve, kudo në hapsira te mbyllura. Per shkak te numrit të madh te infektuarve ne do t’i ndermarrim të gjitha veprimet ligjore për t’i ndaluar veprimet qe e perhapin semundjen”, tha Thaçi./Express/

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Lajmet e Fundit