Prizreni do të bëhet qyteti i parë në Kosovë me pistën “Pumptrack”

Komuna e Prizrenit, si komunë përfituese në kuadër të Programit për Zhvillim Rajonal – PZHR 2021 për projekte të investimeve kapitale, do të ndërtojë stazën për biçiklistë “Pumptrack”, e cila do t’i sjellë qytetit një tjetër atraksion argëtues e sportiv.

Pumptrack’u është një stazë e valëzuar, por e sigurtë, e cila mund të shfrytëzohet nga biciklistë të secilës moshë dhe është e përshtatshme për lloje dhe madhësi të ndryshme.

Biçiklistët këtë stazë mund ta shfrytëzojnë duke mos i përdorur pedalet për ndalim, ndërkaq për realizimin e këtij sporti, Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, po ashtu do të organizojë trajnime të ndryshme profesionale.Prizreni do të vazhdojë të bëhet krye-qendër i atraksioneve të ndryshme sportive e turistike!

Më Shumë

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Lajmet e Fundit