Totaj ia vë fajin “vazhdimësisë së gabimeve” për humbjen e PDK-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë se vazhdimësia e veprimeve të gabuara ka qenë shkaktare për humbjen e kësaj partie në zgjedhjet e 14 shkurtit.

PDK-ja doli e dyta me rreth 17 për qind, duke mbetur shumë mbrapa VV-së që mori mbi 50 për qind.

Ai ka thënë në Interaktiv të KTV-së se nuk mendon që “rezultati aktual ka ardhur si pasojë e mospunës së kësaj garniture që udhëheq PDK-në për momentin”.

“Është pasojë e gabimeve apo veprimeve që s’është dashur të ndodhnin më herët. Kur je gjatë në politikë, politika të konsumon. Edhe po të jetë gjithçka në rregull, politika të konsumon. Elektorati dëshiron ndryshime. Është normale që t’u jepet rasti partive të tjera”, ka thënë ai.

Tutje Totaj ka thënë se “ndoshta kjo ka qenë mirë sepse na i çelë sytë pak”.

Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti se nuk po mund t’iu përmbahet fjalëve të veta për dialogun me Serbinë.

Më Shumë

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit