10.1 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit kërkesë Qeverisë: Të hënën të hapen edhe sallat e dasmave

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, përmes një komunikate për medie, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të hënën të hapen të gjitha sektoret duke përfshirë edhe sallat e dasmave.

Kërkesa e tyre vjen pas takimit që kanë pasur sot përfaqësuesit e kësaj ode me pronarë të sallave të dasmave nga e mbarë Kosova.

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, në këtë takim tregoi edhe për takimet që kanë pasur ditë më parë me institucionet e Qeverisë së Kosovës, me ç’rast kanë kërkuar që të hapen sallat e dasmave, por për këtë ende nuk kanë marr përgjigje, mirëpo për momentin i’u është premtuar se mbajtja e ahengjeve do të lejohen në hapësira të hapura.

Në takimin e mbajtur me pronarët e sallave të dasmave, Sogojeva tha se do të jenë partnerë me Qeverinë për respektimin e masave, sepse për është duke u ndërtuar një plan se si gastronomia dhe hotelieria kanë për të punuar në momentin që të hapet kjo veprimtari, dhe atë çka e vendosim në manual duhet ta zbatojmë sepse do të jemi partnerë me Qeverinë.

“Gjithashtu, para pronarëve të sallave të dasmave u theksuan edhe takimet që u realizuan sot me shefat e Grupeve Parlamentare, me të cilët janë ndarë të gjitha shqetësimet, dhe të gjitha grupet parlamentare dhanë fjalë që do të punojnë drejt asaj që sallat e dasmave të hapen, dhe të mos pengohet kjo veprimtari e asnjë tjetër.Të gjithë të pranishmit ishin të një mendimi që nuk do të pranojnë standarde të dyfishta prandaj kërkohet që të hapen të gjitha sektoret, dhe të fillojnë punën.Kërkesa e vetme sot nga pronarët e sallave të dasmave, ishte që mos të punohet më me standarde të dyfishta!”, thekon komunikata.

Më Shumë

Dogana e Kosovës sekuestron mallra të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë, me vlerë rreth 8,000 euro

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, janë evidentuar dy raste të ndryshme të tentativave për kalim...

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Në fshatin Shpenadi të Prizrenit është përuruar sot sheshi i ri, i cili tashmë mban bustin e heroit kombëtar Lekë Dukagjini, figurë e shquar...

Lajmet e Fundit