14 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

LDK-ja ngushëllon për vdekjen e zyrtarit në Prizren

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të zyrtarit të saj në Prizren, Ridvan Hoxha.

Në njoftimin e LDK-së, thuhet se pa Hoxhën, LDK-ja në Prizren do të jetë më e varfër pa kontributin e tij.

“Do të mbahesh mend për kontributin tënd të madh në jetën publike dhe në arsimimin e brezave.  Lidhja Demokratike e Prizrenit, prej tash është më e varfër pa ty, pa kontributin tënd të pazevendësueshëm. Neve kolegëve do të na mungojnë bisedat miqësore, humori yt i hollë, dashamirësia dhe bashkëpunimi i sinqert kolegial. Do të na mungoi prezenca jote në takime e aktivitete, do të na mungojnë propozimet, idetë e kritikat tua konstruktive”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Paske ikur në përjetësi prof.Ridvan Hoxha!

– Ikja jote kaq e papritur na tronditi rënd të gjithëve. Në takimin e fundit të partisë ishe i mbushur me energji e pozitivitet, kërkoje më shumë angazhim të të gjithë neve, e sot paske mbyllur sytë përgjithmonë, duke na lënë të mërzitur e me lot në sy.

Do të mbahesh mend për kontributin tënd të madh në jetën publike dhe në arsimimin e brezave.

Lidhja Demokratike e Prizrenit, prej tash është më e varfër pa ty, pa kontributin tënd të pazevendësueshëm. Neve kolegëve do të na mungojnë bisedat miqësore, humori yt i hollë, dashamirësia dhe bashkëpunimi i sinqert kolegial. Do të na mungoi prezenca jote në takime e aktivitete, do të na mungojnë propozimet, idetë e kritikat tua konstruktive.

E vështirë pë ta besuar se nuk do të jesh më në mesin tonë.

Njeri i mirë, i sinqert e me vlera të larta njerëzore, prehu i qetë në jetën e përtejme.

LDK-ja në Prizren shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, komunitetin politik e arsimor në Prizren.

Bashkëndjejmë dhimbjen për humbjen e më të dashurit tuaj e kolegut tonë.

Dritë i bëftë shpirti në amshim!

LDK – Prizren

Kryetar,

Anton Quni

 

 

 

Më Shumë

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Përballje të jashtëzakonshme në javën e 27-të të Superligës

Java e 27-të në ProCredit Superligë pritet të sjellë super përballje dhe sfida shumë të rëndësishme para fillimit të garave shtesë. Trepça dhe Bashkimi kanë...

Lajmet e Fundit