Haskuka ngushëllon familjen e zyrtarit të LDK-së që vdiq sot

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka ngushëlluar familjen e zyrtarit të LDK-së, Ridvan Hoxha, i cili vdiq sot nga COVID-19.

Haskuka ka thënë për Hoxhën se ishte një mësimdhënës, aktivist politik e shoqëror, sportist dhe një qytetar shembullor.

“Ridvan Hoxha do të na mungojë të gjithëve si një qytetar aktiv, gjithmonë pozitiv dhe i buzëqeshur!

Në emër të qytetarëve të Prizrenit dua të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve! Zoti ju dhaftë durimin që ta përballoni dhimbjen!”, ka shkruar Haskuka.

 

Më Shumë

Malisheva prezanton projektin për ndërtimin e shtigjeve përgjatë lumit Mirusha

Në Malishevë është mbajtur konsultim publik me qytetarë për projektin “Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës rekreative dhe...

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Lajmet e Fundit