23.4 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

AAK-ja kërkon anulimin e vendimimit për uljen e shtesave të pensioneve

Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës përmes një konference për media ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të anulohet vendimi për uljen e pensioneve, raporton Front Online.

Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi ka thënë se Kurti me këtë vendim goditi kategorinë më të rrezikuar në vend.

“Në bazë të premtimeve për barazi sociale, për mirëqenie sociale ka ardhur në pushtet në të kundërtën ka rrezikuar kategorinë më të ndjeshme të shoqërisë, ka segmente të tjera ku u qeveria mund të kursehet në pjesën lluksoze që e ka quajtur vet VV, por jo te kategoria që janë më të rrezikuar në shoqëri”, ka thënë Isufi.

Isufi ka thënë se ishin të mendimit që të mos bënin shumë opozitë ndaj Qeverisë Kurti në 100 ditëshin e parë, por se veprimet e tilla po i bëjnë të reagojnë.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri, ka thënë se publiku duhet alarmuar për këtë çështje dhe se kjo është arsyeja e thirrjes së konferencës së jashtëzakonshme.

“Shfuqizimi i vendimit i cili e sanksionon kategorinë më të rrezikuar duhet të ndodhë sot në mënyrë që t’u kthehet kjo ndihmë simbolike, bile edhe të rritet kjo”.

Përmes një postimi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se sipas vendimit të Qeverisë së kaluar shtesat për pensionet bazike kanë qenë vetëm për tre muaj (janar, shkurt dhe mars).

Më Shumë

Kandidati i AAK-së Besnik Krasniqi: Prizreni pa korrupsion, me ekonomi të fortë dhe shëndetësi digjitale

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka prezantuar vizionin e tij në emisionin Debat...

Kurti në Prizren: Me Abrashin kryetar, qyteti punon 365 ditë në vit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Prizren për të mbështetur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Artan...

Lajmet e Fundit