12.8 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Artan Abrashi flet në Kuvend për grafitet kundrejt deputetes Adelina Graicës

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancë plenare, në të cilën do të ketë debat parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Mirëpo në këtë seancë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi foli edhe për grafitet e vendosura në shtëpinë e deputetes Adelina Grainca.

Sipas Abrashit, gjuha e përdorur në grafitë është seksiste dhe fyese, ndërsa ai përmendi edhe presionin që i është bërë deputeteve tjera për të ndryshuar qëndrimet.

“Fillimisht ndaj deputeteve u përdorë një gjuhë e ultë mizogjene që haptazi shpërfaqi urrejtjen ndaj grave pastaj në muret e shtëpisë së deputetes Adelina Grinca u shkruajtën grafitë fyese e seksiste e mos t’i përmendim presionet që i përjetuan deputetet tjera në Kuvend e jashtë saj për t’i ndryshuar qëndrimet e tyre”, tha ai.

Sa i përket opozitës Abrashi tha se “në vend që t’i dënojnë veprimet e tilla ato i arsyetuan ato”.

Më Shumë

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Vjosa Duraj emërohet Drejtoreshë e Tatimit në Pronë në Prizren

Ekipit të ekzekutivit në Komunën e Prizrenit i është bashkuar Vjosa Duraj, në pozitën e Drejtoreshës së Tatimit në Pronë. Lajmin e ka bërë të...

Lajmet e Fundit