Arhim Ajazin emërohet drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Prizrenit

Arhim Ajazin është emëruar drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka

Postimi i Haskukës

Pas emërimit të ish-drejtoreshës, znj. Emilija Redzepi si zv/kryeministre në qeverinë Kurti, sot kam emëruar Arhim Ajazin si drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prizrenit.

Me drejtorin Ajazi, i cili ka një përvojë dhe eksperiencë mjaft të gjerë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, si zv/ministër ashtu edhe si drejtor në këtë dikaster, do të vazhdojmë të punojmë për Prizrenin, kryeqytetin e vlerave historike e kulturore.
Drejtorit Ajazi i uroj suksese në punë. Na priftë e mbara!

Më Shumë

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit