Neymar: Gjithçka është afër zgjidhjes

Braziliani Neymar po kalon kohën më të mirë te Paris Saint-Germain qysh nga transferimi i tij në vitin 2017.

Edhe pse humbi shumë ndeshje për shkak të lëndimit, versioni i tij që nga rikthimi ka qenë ai më i miri.

Kontrata e tij përfundon në vitin 2022, por duket se ky vit tanimë është vetëm qështje ditësh.

Të dy palët, edhe Neymar, edhe klubi, dëshirojnë shumë që të vazhdojnë kontratën edhe më tutje.

Braziliani insiston që është shumë i lumtur në Paris dhe nuk po mendon largimin nga klubi.

“Jemi në bisedime me klubin. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha Neymar.

“Gjithçka është afër zgjidhjes. Jam shumë i qetë dhe jam shumë i lumtur këtu në Paris”.

Neymar shprehet shumë i mërzitur që nuk ka mundësi të luaj para tifozëve në fushë.

“Është e vetmja gjë që e pres me padurim, kthimi i tyre në stadium do të më bëj shumë të lumtur”, u shpreh Neymar.

Braziliani është i fokusuar te gjysmëfinalet e Champions-it, me synimin kryesor që është sjellja e Champions-it në Paris pas dështimit sezonin e kaluar.

Rinovimi do ta mbajë Neymar-in në Paris të paktën deri në vitin 2026.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Për vrasjen mizore dhe dinake të 30-vjeçares, gjykata në Prizren e dënon me 15 vjet burgim

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar të akuzuarin, Sead Halilaj me 15 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”, të...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit