Dy fëmijë vdesin si pasojë e një sulmi me thikë në një çerdhe në Kinë

Dy fëmijë kanë vdekur e 16 persona tjerë janë plagosur pasi një burrë është futur me thikë në një çerdhe në jug të Kinës, raporton BBC.

Dy nga të plagosurit janë në gjendje serioze pas sulmit me thikë në Beiliu City, në rajonin autonom Guangxi Zhuang.

Policia ka arrestuar një të dyshuar dhe po bëhet një hetim për sulmin, ka njoftuar agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Kina është përballur me një seri të sulmeve me thika në shkolla gjatë viteve.

Ata që kanë bërë sulmet zakonisht kanë qenë persona me probleme mentale, apo kanë kërkuar hakmarrje ndaj zyrtarëve apo individëve të njohur për ta.

Motivet e sulmit të së mërkurës nuk janë të qarta, por raportohet se i dyshuari është futur në çerdhe në Beiliu rreth orës 14:00.

Gjashtëmbëdhjetë fëmijë e dy mësuese janë lënduar.

Xinhua ka raportuar se dy fëmijë kanë vdekur si pasojë e lëndimeve. E dy janë në gjendje kritike.

Më Shumë

Apeli vërteton dënimin me burgim prej 24 vitesh të Dibran Hoxhës, i akuzuar për vrasjen e kuksianit më 2023

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin prej 24 vitesh burgim për Dibran Hoxhën, i njohur me nofkën “Kobra”, për rastin e vrasjes së...

Fatmir Limaj mobilizon strukturat e NISMA-s në Malishevë

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Malishevë, në kuadër të aktiviteteve politike para zgjedhjeve. Në...

Lajmet e Fundit