Avdyli: Javën e ardhshme vijnë vaksinat anti-COVID

Që nga 2 prilli në Kosovë ka filluar vaksinimi i qytetarëve pas furnizimit me 24 mijë vaksina Astra Zeneca.

Mirëpo një numër i vogël i dozave të vaksinave anti-COVID kanë mbetur për t’u shpenzuar.
Podujeva dhe Gjakova janë ndër të paktat komuna ku po vazhdon procesi i vaksinimit me dozat e fundit.

Haxhi Avdyli, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i ftuar në emisionin “A23” në ATV thotë se vaksinat do të sigurohen gjatë muajit maj.

“ Në bazë të asaj që kamë informata, muaji maj që do të fillojë nga java e ardhshme, do të jetë muaji me lajme pozitive për sigurimin e vaksinave. Pritet shumë shpejt që të arrijnë vaksinat, brenda muajit maj do të vijnë kontingjentet e para,”- tha Avdyli në A23.

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Lajmet e Fundit