Hendboll: Kosova pëson humbje nga Mali i Zi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka pësuar humbje nga Mali i Zi me rezultat 27:22, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro 2022”.

Në ndeshjen që u luajt në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, dardanët dhanë maksimumin, por fati dhe gabimet e shkaktuara në fazën e sulmit, ua lehtësuan malazezëve fitoren.

Me shtatë gola të realizuar, Drenit Tahirukaj ishte më i miri tek kombëtarja kosovare.

Pavarësisht humbjes, ëndrra për kualifikim në Kampionatin Evropian nuk është shuar ende.

Kosova shpreson që kualifikimin në Evropian ta kërkojë përmes pozitës së tretë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë.

Një gjë e tillë varet nga takimet e ardhshme të Kosovës dhe të kundërshtarëve të saj.

Kosova, pas kësaj humbje, mbetet në venin e fundit në tabelë me tre pikë gjithsej, po aq sa ka edhe Rumania, ndërsa në vendin e parë gjendet Suedia me maksimumin e pikëve, kurse në vend të dytë është Mali i Zi.

Ndërsa hendbollistët e Kosovës, ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në udhëtim te Suedia më datë 2 maj.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kosovarët për Bajram drejt Shqipërisë, rritje e fluksit në Morinë

Shumë kosovarë kanë shfrytëzuar ditën e Kurban Bajramit për të festuar dhe për të vizituar qytetet dhe pikat turistike në Shqipëri. Dita e Kurban Bajramit...

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Lajmet e Fundit