12 C
Prizren
E premte, 14 Maj, 2021

Prizren: Dështon gjykimi për korrupsion ndaj deputetes Jetmire Vrenezi dhe të tjerëve

Ka dështuar të vazhdojë gjykimi për rastin ku tashmë deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jetmire Vrenezi, së bashku me Islam Thaqin, Egzonë Morina-Thaqin, Arian Tarakun, Isë Bislimajn dhe Shqipëron Krasniqin, po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Shkak i mosmbajtjes së seancës të paraparë për të enjten ishte mungesa e mbrojtësit të të akuzuarës Vrezeni, avokatit Ardian Morina, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me mungesën e tij, mbrojtësi i të akuzuarit Islam Thaqi, avokati Blerim Mazreku e njoftoi gjykatën se kolegu i tij nuk mund të jetë prezent në sallë të gjykimit për shkaqe shëndetësore.

Në këto rrethana, e akuzuara Vrenezi deklaroi se nuk dëshiron të vazhdojë shqyrtimi gjyqësor pa praninë e mbrojtësit të saj.

Prezent në seancën e së enjtes nuk ishte as avokati Bestar Kolgeci, për të cilin klienti i tij, i akuzuari Shqipron Krasniqi tha se do të paraqitet në ndërkohë.

Kurse, prezent në sallë ishte edhe eksperti i ndërtimtarisë, Liman Mustafa.

Megjithatë, në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, gjykatësja Kymete Kicaj i ka caktuar ato të radhës për 3, 7 dhe 8 qershor, nga ora 9:30.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 20 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Islam Thaqit, Jetmire Vrenezit, Egzonë Morina-Thaqit, Arian Tarakut dhe Isë Bislimajt, për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në aktakuzë, thuhet se me 19 dhe 21 korrik 2019 në Prizren, në objektin “Abi Çarshia”, të akuzuarit Islam Thaqi në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Verezi dhe Egzona Morina Thaqi inspektore të ndërtimtaris, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj zyrtarë në drejtorin e Inspektoratit si dhe Shqipëron Krasniqi përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit, në cilësinë e personave zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtarë i tejkalojnë kompetencat e tyre me qëllim të shkaktimit të dëmit “Abi” SHPK në Prizren.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit realizojnë rrënimin e aneks objektit të “Abi Çarshija”, duke e ditur se i dëmtuari ka dorëzuar aplikacionin për legalizim, të njëjtit veprojnë në kundërshtim me ligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me Udhëzimin administrativ nr.06/19, me Ligjin mbi procedurën e përgjithshme administrative si dhe vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nr. A-213/18 dhe A-179/19 me të cilat janë anuluar aktvendimet e Drejtorisë së Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren.

Sipas Prokurorisë këto vendime obligojnë organet Komunale në Prizren të veprojnë konform Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje si dhe udhëzimeve administrative në fuqi, andaj sipas aktakuzës, të akuzuarit duke mos i përfillur vendimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor veprojnë në kundërshtim me ligjet në fuqi me ç’rast gjatë rrënimit të aneksit të “Abi Çarshija”, “Abi” SHPK, në Prizren i shkaktojnë dëm në shumën prej 69,729.66 euro.

Me këto veprime, të gjithë të akuzuarit ngarkohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragraf 2-1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

873 qytetarë u gjobitën për 24 orë nga policia për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Policia e Kosovës në vazhdimësi është dukë shqiptuar tiketa për të gjithë qytetarët të cilët nuk i kanë respektuar masat antiCOVID-19 nga institucionet shëndetësore...

Llapi fitues i Kupës së Kosovës

Llapi është fitues i Kupës së Kosovës në futboll për edicionin e sivjet. Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, triumfoj ndaj Dukagjinit nëpërmjet penalltive me...

Vrasja e Hasan Prishtinës në dosjet italiane: Porositësi i atentatit ishte Ahmet Zogu, Beogradi njoftohet se iu hoq qafe një element bezdisës

“Për sa i përket vrasjes së Hasan Bej Prishtinës mësojmë gjithashtu se porositësi i këtij atentati paska qenë vetë mbreti Zog e se porositësit...

Sulmohet fizikisht një i mitur në Suharekë, bëhet për spital

Një i mitur është sulmuar fizikisht nga disa persona dje në rrugën “Shkëndija” në Suharekë. Atij i është ofruar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të...

Petrit Hoxhaj jep dorëheqje nga LDK-ja

Kuvendari i LDK-së, Petrit Hoxhaj, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e këtij subjekti politik. Ai, në një postim në Facebook, ka numëruar arsyet...

Prishtina buzë titullit të parë pas shumë kohësh, Ballkani jashtë garës për titull

Prishtina është buzë titullit të parë në Superligë pas tetë vjetëve, pas fitores 2:1 kundër Feronikelit, ndërkohë që Ballkanit ka humbur çdo mundësi për...

Mjeku nga Prizreni pengohet në vendin e punës

Një mjek nga Prizreni ka bërë të ditur se ditë më parë është penguar në vendin e tij të punës nga i dyshuari mashkull...

“Gjakderdhje financiare”, PSD i hedh ngjyrë Qeverisë, ka arrestime

Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të Qeverisë. Zyrtarë të kësaj partie kanë hedhur ngjyrë të kuqe në drejtim të objektit...

NISMA në Prizren mesazh urimi për Fitër Bajram

NISMA Socialdemokrate në Prizren ka uruar të gjithë besimtarët islam me rastin e Festës së Fitër Bajramit. "Fitër Bajrami vjen pas muajit të madhërishëm të...

OKB-ja, takim urgjent për luftën në mes të Izraelit dhe Palestinës, kërkon paqe

Disa komandantë të grupit militant Hamas janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan të mërkurën si Hamasi ashtu edhe Izraeli,...

Ndërron mendje Jorginho

Pas dëshirës për t’u kthyer në Itali, Jorginho tani preferon të nënshkruajë zgjatje të kontratës te Chelsea. Sipas Fabrizio Romano, bisedimet për rinovimin e kontratës...

Aksident mes tri veturave në Prizren, lëndohen 2 persona

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 16:20 në Prizren, raporton PrizrenPress Policia njofton se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura...

Plazhi i Ulqinit që ndihmon gratë rreth fertilitetit, këto ujëra janë kuruese edhe për bronhitis

Nëse si grua keni probleme shëndetësore, apo të gjithë ju që keni edhe probleme me frymëmarrjen gjatë pushimeve të verës në Ulqin, vizitoni ‘Plazhin...

Surprizon Ardit Gjebrea, ja këngëtarja e famshme që do të prezantojë ‘Këngën Magjike’

Producenti dhe prezantuesi i njohur , Ardit Gjebrea na ka surpizuar teksa ka zbuluar emrin e prezantueses që do e shoqërojë në “Këngën Magjike”....

Kënga e vitit 1886 që flet për shitësin e misrave nga Prizreni në rrugicat e Kostandinopojës

“La Tradition” ka botuar, me 1 janar 1906, në faqet 15-17, një këngë të veçantë popullore shqiptare, kënduar asokohe rrugicave të Kostandinopojës nga një...

Haskuka: Parkingjet në Prizren së shpejti do të bëhen me pagesë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se ky qytet ka probleme me parkingje. Ai thotë se të gjitha parkingjet publike aktualisht janë pa pagesë...

Lajmet e Fundit