Rukiqi: Për shpëtimin e Telekomit bordi i ri duhet të marrë vendime profesionale dhe jo të lehta

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka dhënë dy rekomandime profesionale për shpëtimin e Telekomit të Kosovës, sipas të cilit kërkohet garanci sovrane për modernizim të teknologjisë ose duhet lejuar futjen e kapitalit privat përmes privatizimit.

“Telekomi është i rrezikuar komplet dhe nuk e ka asnjë rrugëdalje, edhe realisht nëse veprohet prapë me qeverisje korporatave, me këso lloj logjike të shpenzimeve, pothuajse është vonë. Unë e thash çka duhet bërë, nëse e bëjnë këtë gjasat janë me i shpëtuar, nëse jo, mund të ketë probleme me të cilat edhe mund të mos e marrin epilogun. Te Telekomi, Qeveria megjithatë duhet të mendoj pas një ristrukturimi përmes një pune të mirë të bordit, nëse e bën punën si duhet, ta marrë një konsulencë nga BERZH-i ose nga instuticionet tjera financiare që ta përgatitë një strukturë financiare për kompaninë dhe në bazë të kësaj të shikoj mundësitë në dy mënyra, një, përmes garancive sovrane për ta modernizuar teknologjinë dhe dy, duke lejuar futjen e kapitalit privat për të pasur një kapital të freskët”, ka thënë Rukiqi në një intervistë për KosovaPress.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka emëruar bordin e ri drejtues të Telekomit. Drejtues i këtij bordi është Shpëtim Dobra. /KS

Më Shumë

Arpagjik’t demolojnë palestrën “Sezai Surroi” pas ndeshjes Bashkimi–Trepça

Një incident është raportuar pas ndeshjes basketbollistike ndërmjet KB “Bashkimi” dhe KB “Trepça”, e zhvilluar më 17 maj 2026 në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”...

Mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote në zgjedhjet e 7 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka marrë vendim për certifikimin e Listës Votuese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të...

Lajmet e Fundit