Prishtina buzë titullit të parë pas shumë kohësh, Ballkani jashtë garës për titull

Prishtina është buzë titullit të parë në Superligë pas tetë vjetëve, pas fitores 2:1 kundër Feronikelit, ndërkohë që Ballkanit ka humbur çdo mundësi për të garuar për titull pas barazimit 1:1 me Dritën.

Prishtina e ka mundur 2:1 Feronikelin, ndërsa Drita dhe Ballkanit janë ndarë baras 1:1 në dy ndeshjet kryesore të javës së 34-të në Superligë të dielën, raporton Gazeta Express.

Prishtina ka krijuar tani një epërsi prej pesë pikëve ndaj Dritës dhe prej shtatë pikëve ndaj Ballkanit, dy ndeshje deri në përfundim të sezonit 2020/21.

Kjo nënkupton bardhekaltrit mund ta sigurojnë titullin e parë që prej sezonit 2012/13 në ndeshjen e ardhshme kundër Gjilanit.

Më Shumë

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Sejdi Bellanica, kryetar i AAK-së në Prizren, është kandidat për deputet

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Sejdi Bellanica, ka njoftuar se është kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit