8.1 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Një i vdekur nga Covid -19 në Prizren

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK)  ka njoftuar për  103 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovw.

Brenda kësaj kohe në Kosovë është shënuar 1 rast i vdekjes nga virusi, teksa janë shëruar 248 të tjerë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.100 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive.”

Njoftimi i plotë

 

 

248 TË SHËRUAR DHE 103 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.100 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 103 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prizren 1 rast (65 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 106.754 raste nga 561.637 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.218 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 248 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.749.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 20 raste, Prizren 12 raste, Ferizaj 9 raste, Gjakovë 9 raste, Drenas 6 raste, Viti 6 raste, Vushtrri 6 raste, Lipjan 5 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Malishevë 4 raste, Mitrovicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Pejë 3 raste, Deçan 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kaçanik, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Më Shumë

44 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

U dërgua pa shenja jete në QKMF, policia po heton vdekjen e një gruaje në Suharekë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë, një grua është dërguar pa shenja jete. Policia ka bërë të ditur se vdekja është konstatuar nga...

Lajmet e Fundit