Varroset Ismet Bogujevci

Këngëtarit Ismet Bogujevci sot iu dha lamtumira e fundit nga familjarët, miqtë dhe kolegët.

Makina që po e barte arkivolin e tij parakaloi në sheshet e Prishtinës derisa destinacion kishte Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Aty u bënë homazhe pranë trupit të ikonës së muzikës popullore, e më pas i ndjeri u varros në varrezat e qytetit në Arbëri.

Vdekja e 69 vjeçarit erdhi papritur për familjarët që thanë se Bogujevci vdiq pas një intervenimi në zemër.

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit