3.3 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Kurti: Askush nuk do të marrë më pak sesa 10 euro në ditë nëse punon 8 orë

Kryeministri Albin Kurti, duke e prezantuar në Kuvend programin qeveritar, është zotuar se askush në Kosovë nuk do të paguhet nën 10 euro në ditë, ndërsa punon 8 orë në ditë.

Kurti përmendi rritjen e pagës minimale në 250 euro, ndërsa tha se askush nuk do të tatohet për mbijetesë

“Kemi zhvilluar një program që rrit pagën minimale dhe ngrit pragun e pagës që nuk tatohet. Sepse në Kosovë, askush që punon 8 orë në ditë nuk duhet të marrë më pak se 10 euro në ditë dhe askush nuk duhet të tatohet për mbijetesë”, tha ai.

Kurti paraprakisht tha se “kemi bërë shumë punë”, duke folur për 55 ditët e para të Qeverisë së udhëhequr nga ai.

—-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta prezantojë sot në Kuvendin e Kosovës programin qeveritar të Ekzekutivit.

Ai paraprakisht i dha rëndësi ndryshimit të pushtetit që doli nga zgjedhjet e fundit parlamentare, duke thënë se “sot duhet ta festojmë këtë standard”, shkruan Express.

“Kemi bërë shumë punë”, tha Kurti, duke folur për 55 ditët e para të Qeverisë së udhëhequr nga ai.

Ai tha se edhe masat anti-Covid kanë rezultuar efektive.

Kurti sërish përmendi zotimin për t’i vaksinuar 60% të qytetarëve të Kosovës deri në fund të këtij viti.

“Të jeni të sigurt se Qeveria është në krye të detyrës”, tha ndër tjerash Kurti.

Më Shumë

Një person arratiset përkohësisht nga dhomat e ndalimit në Rahovec

Një person i privuar nga liria ka tentuar të arratiset mbrëmjen e së dielës nga Stacioni Policor në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rreth...

Përveç Dragobilit edhe Astrazupi i Malishevës me mungesë të rrymës

Përveç fshatit Dragobil, edhe fshati Astrazup në komunën e Malishevës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në ditën e zgjedhjeve. Në fshatin Dragobil, në...

Lajmet e Fundit