Komuna e Prizrenit merr propozimet nga përfaqësuesit e fshatrave dhe lagjeve për rregulloren e re

Sot në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, nën organizimin e Drejtorisë së Administratës, është mbajtur dëgjim publik për “Draft-Rregulloren për Organizimin dhe Bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane në territorin e Komunës së Prizrenit”.

Gjatë këtij dëgjimi, drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari bëri prezantimin e kësaj draft-rregulloreje, të cilën mund ta gjeni në: https://kk.rks-gov.net/…/Draft-rregullore-komunale-per…

Më pas mbledhja vazhdoi me komentet dhe propozimet e përfaqësuesve të fshatrave dhe të lagjeve, si dhe të pjesëmarrësve të tjerë të këtij dëgjimi.

Më Shumë

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit