Në Mamushë nëna rrahet nga bashkëshorti dhe djali

Policia e Kosovës ka arrestuar babë dhe bir në Mamushë, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës, përkatësisht bashkëshortes.

Policia bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë dhe bir ) pasi që të njëjtit në datën e lartcekur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, nënës përkatësisht bashkëshortes, e cila ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se në shtëpinë e të dyshuarve janë gjetur disa armë.

“Pas dyshimit për posedim të armëve, gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar pesë pistoleta të llojeve të ndryshme, 317 fishekë te cal 7.65 mm , dy fishekë te cal. të pa njohur dhe pesë karikatorë”, njofton Policia.

Policia thekson se me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

Lajmet e Fundit