Ai në një prononcim për media ka thënë se Kurti ka ndryshuar qëndrim në çështjen e kërkimfaljes, reciprocitetit dhe dialogut të brendshëm para atij të jashtëm.
“Unë vërejtja se kryeministri jo vetëm për reciprocitet por edhe për shumë tema tjera ka ndryshuar pozicion në dialog por është koha e tij ta dëshmojë vetën. është reciprociteti, kërkimfalja dhe dialogu i brendshëm para atij të jashtëm”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Kurti i ka njoftuar për qëndrimet e tij, duke shtuar se ata si parti kanë bërë një qartësim, një kërkesë dhe një ofertë.
“Qartësimi ishte mbi dokumentet e dorëzuara te kryeministri dhe konfirmuam edhe njëherë që të gjitha dokumentet që i ka pasur qeveria e kaluar i ka dorëzuar dhe nëse i kanë humbur mund t’i kërkojnë sërish. Ne bëmë një kërkesë që kishte të bënte me pozicionin politik që a duhet të prezantojë në Kuvend. Kosova duhet të dijë se cili është qëndrimi i Qeverisë për dialog. Dhe bëmë një ofertë, ne i kemi dorëzuar një dokument mbi pozicionin politik që Qeveria duhet ta ketë. Ky dokument përmban parime që duhet mbrojtur, siç janë diskutimi mbi bazën e vendimit të GJNDS-së për Kosovën, mbrojtja e integritetit territorial, ruajtja e rendit kushtetues dhe rezultati final duhet të jetë anëtarësimi në NATO dhe njohja e ndërsjellë”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka shtuar se pjesëmarrja e SHBA-së në dialog është e pa kontestueshme. Ai ka thënë se LDK-ja është pjesë e institucioneve dhe Kosova nuk ka nevojë për ekip negociator sepse ka Qeverinë.
Ai ka thënë se do të kërkojë llogari në parlament.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me nënkryetarin Lutfi Haziri, kanë arritur në Qeverinë e Kosovës ku do të zhvillojnë takim me kryeministrin Albin Kurti.
Të martën ai është takuar me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se me Kurtin ka biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.